Lajmi i fundit: Miratohet Rezoluta e Parlamentit Evropian për sulmin terrorist në Banjskë

0 minutes, 40 seconds Read

Deputetët e Parlamentit Evropian miratuan Rezolutën për sulmin terrorist në Banjskë.

Gjithashtu, janë miratuar edhe tre amendamente, por për momentin nuk dihet se për çfarë i referohen, transmeton Ballkani.info.

Rezoluta është iniciuar nga grupi politik i socialdemokratëve në PE, pasi mendojnë se situata në Kosovë është “jashtëzakonisht shqetësuese”.

Siç është bërë e ditur, Rezoluta, e cila ka 29 pika, dënon ashpër sulmin terrorist ndaj policëve të Kosovës nga një “bandë e armatosur serbe në mes të operacionit më të madh të kontrabandës së armëve” në Banjskë në veri të Kosovës, e cila mori vend më 24 shtator 2023, dhe rezultoi me vrasjen e njërit (Afrim Bunjaku) dhe plagosjen e dy policëve të Kosovës.

Së shpejti më gjerësisht…

Publikime te ngjashme