Mijëra protestues hebrenj ia mësyjnë Capitolit, kërkojnë të ndalet “gjenocidi ndaj palestinezëve”

0 minutes, 43 seconds Read

Brenda kompleksit të Capitolit në SHBA janë mbajtur protestë e zëshme kundër luftës në Gaza.

E organizuar nga një grup i quajtur “Zëri i Hebrenjve për Paqe”, grup aktivist hebre i krahut të majtë anti-sionist, e cilëson veten si “anti-gjenocid” dhe po bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Izrael dhe Gaza.

“E vetmja mënyrë drejt sigurisë është depërshkallëzimi dhe adresimi i shkaqeve rrënjësore të kësaj dhune të tmerrshme”, ka thënë një organizator, raportoi BBC.

Policia ka arrestuar disa persona. Sipas aktivistëve, bëhet fjalë për qindra të arrestuar.

Mijëra protestues i kanë bërë thirrje SHBA-së që të ndihmojë në armëpushim.

Aktivistët kishin veshur bluza ku shkruhej “Armëpushim tani” dhe shenja ku shkruanin “Hebrenjtë thonë ndaloni gjenocidin ndaj palestinezëve”.

Publikime te ngjashme