Lajm i mirë: Zgjerohet platforma “Superpuna”, mund të përfitojnë personat deri 29 vjeç

0 minutes, 42 seconds Read

Sot është mbajtur konferenca për media rreth zgjerimit të platformës “Superpuna”.

Rreth kësaj të pranishëm kanë qenë Kryeministri, Albin Kurti dhe Ministri i Financave, Hekuran Murati, të cilët bënë të ditur ndryshimet rreth platformës, shkruan lajmi.net.

Kryeministri Kurti ka njoftuar për zgjerimin e grupmoshës së përfituesve, ku nga 18-25 vjeç që ishte më herët, është bërë 18-29 vjeç.

Ky zgjerim i “Superpunës” është bërë duke marrë parasysh interesimin e vazhdueshëm të të rinjve.

“Duke marrë parasysh ndikimin e jashtëzakonshëm që platforma Superpuna ka pasur te shumë të rinj, kemi vendosur që ta zgjerojmë grupmoshat të cilët mund të përfitojnë nga kjo platformë”, ka thënë Kurti.

“Tashmë do zgjerojmë grupmoshat e përfituesve nga kjo platformë nga moshat 18 deri në 29 vjeç”, shtoi ai.

Publikime te ngjashme