Ju keni 48% më shumë gjasa për një takim të parë nëse bëni këtë gjë, tregojnë të dhënat e reja

1 minute, 24 seconds Read

Dërgimi i një mesazhi zanor në një bisedë rrit me 48% shanset e një takimi mes dy njerëzve, sipas të dhënave të fundit të kompanisë së të dhënave, Hinge

Më shumë se dy të tretat, gati 65%, e të dashuruarve besojnë se dëgjimi i zërit të dikujt i ndihmon ata të përcaktojnë interesin e tyre.

“Ka një personalitet që shfaqet në një mënyrë që nuk mund ta kapësh me një foto ose tekst,” thotë Moe Ari Brown, një terapist dhe ekspert i marrëdhënieve.

Për brezat e rinj, një mesazh zanor është një hap i mirë drejt ndjenjës dhe idesë se nuk po flisni me një të huaj nga ana tjetër e botës.

Nëse nuk ndiheni rehat duke dërguar mesazhe zanore, këtu janë disa këshilla që mund t’ju ndihmojnë të dukeni edhe më të këndshëm te tjetri/a.

Një zë tërheqës tingëllon i sigurt, pozitiv dhe tërheqës

Hulumtimet tregojnë se një pjesë e rëndësishme e mënyrës se si ne interpretojmë atë që dikush thotë është përmes tonit të zërit.

Shpesh, nuk është ajo që thoni, por mënyra se si e thoni ndikon në tërheqjen, vëmendjen, bindjen dhe respektin nga ana e gruas/burrit për të cilin jeni i/e interesuar, citon Anabel.

Nëse doni që të takoni një person përmes një aplikacioni takimesh, provoni të buzëqeshni kur jeni duke folur. Buzëqeshja është një mënyrë natyrale gjatë të folurit që shpesh mund të japë një ton më të ngrohtë zëri në biseda. /Telegrafi

Publikime te ngjashme