Kurti tregon për planin dhe koston e ndërtimit të rrugës Prizren-Tetovë, tuneli do të jetë 6.4 kilometra

0 minutes, 54 seconds Read

Kryeministri Albin Kurti, përmes një videoje të publikuar në Facebook ka treguar për vizitën e tij në Prizren.

Ai ka thënë se bashkë me kryetarin e Prizrenit Shaqir Totaj, ndër të tjera kanë diskutuar edhe për rrugën Prizren-Tetovë.

“Në bazë të parallogaritjeve, kostoja e këtij projekti të madh infrastrukturor do të jetë rreth 200 milionë euro. Prej tyre afër 150 milionë euro janë për tunelin 6.4 kilometërsh përmes malit të Korfit (Vërtopit), e që është përafërsisht 600 metra më i gjatë sesa ai i Kalimashit. Ndërkaq rreth 50 milionë euro do të kushtojë rruga në të dy anët e tunelit që do të lidhë këto dy qytete shumë të rëndësishme sa për aktualitetin e qytetarëve, aq edhe për potencialin ekonomik e turistik”, ka thënë ai.

Tutje Kurti ka thënë se me këtë tunel, rruga Prizren-Tetovë do të jetë më e shkurtër se një orë.

Ka shtuar se kjo do të sjell dobi për qytetarët dhe bizneset.

Publikime te ngjashme