Kurti thotë se nuk harron aspiratën për bashkimin kombëtar: “kjo është qëllimi kryesor”

0 minutes, 50 seconds Read

Kreu i Vetëvendosjes, njëherit kryeministri Albin Kurti, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të partisë, pas disa kohësh ka folur edhe për bashkimin kombëtar.

“Dje, të dashur aktivistë ishte 145 vjetori i Lidhjes së Prizrenit, kur aktivistët tanë risjellin parullat ‘Lidhja është gjallë’ dhe ‘Jemi një’. Nuk e harrojmë rëndësinë e historisë dhe bashkimit sepse duam të ecim përpara të gjithë fuqishëm”, tha Kurti.

“E nuk ka gjë më të bukur sesa të jesh aktivist, të jesh i lirë të qëndrosh i paepur për bindjet e tua. Por jo për bindjet individuale, sepse angazhimi për bindjet individuale më shumë prodhon analistë sesa aktivistë”, tha ai.
Ai tha se se bashkimi është “qëllimi kryesor”.

“Qëllimin tonë e ka përcaktuar projekti i papërfunduar i Lidhjes së Prizrenit dhe busulla jonë janë mendimi politik që kalon prej Sami Frashërit te Fan Noli, motrat Qiriazi e deri te Ukshin Hoti”, tha Kurti.

Publikime te ngjashme