Kurti: Policia do të qëndrojë nëpër Komuna, për sa kohë ka turmë të dhunshme jashtë

0 minutes, 40 seconds Read

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Policia e Kosovës do të qëndrojë në afërsi të ndërtesave komunale në veri të vendit, derisa jashtë saj ka turmë të dhunshme, raporton Gazeta Sinjali.

Në një intervistë për mediumin prestigjoz CNN, Kurti ka thënë se Policia po ruan ligjin dhe rendin atje.“Policia duhet të jetë në çdo komunë si në çdo komunë në Republikën tonë. Janë gjithsej 38 komuna”, ka thënë ai.

“Po, për sa kohë të jetë një turmë e dhunshme jashtë ndërtesës, nuk mund të kem vetëm pak policë. Më duhet të kem policë që ruajnë rendin dhe ligjin. Komuna është për të gjithë, e jo vetëm për bandat kriminale”, ka shtuar ai.

Publikime te ngjashme