Kurti merr pjesë në ‘Paradën e Krenarisë’: Do të bëjmë maksimumin që Kodi Civil të kalojë në Kuvend

1 minute, 7 seconds Read

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të shtunën ka marrë pjesë në “Paradën e Krenarisë” të komunitetit LGBTI, që ka nisur në orën 17:00 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Bashkë me Kurtin janë parë edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Motoja e sivjetshme e paradës është “T’du qashtu qysh je”.

E në një deklarim për media, kreu i ekzekutivit kosovar ka thënë se beson në të drejtat e njeriut dhe sipas tij, të gjithë duhet të jenë të barabartë.

“Besoj në të drejtat e njeriut. Besoj se të gjithë duhet të jemi të barabartë. Secili duhet të ketë të mbrojtur dinjitetin dhe integritetin. Shpreh indinjatën time për numër të madh të abuzimeve, kërcënimeve e diskriminimeve që përjeton ky komunitet”, është shprehur Kurti.

I pyetur nëse i kanë votat për Kodin Civil, ai ka thënë se do të bëjnë maksimumin që ai të kalojë në Kuvend në votimin e radhës.

“Ne do të bëjmë maksimumin që Kodi Civil herën e ardhshme të kalojë në Kuvend dhe angazhohuni për të drejtat e të gjithë atyre që përjetojnë diskriminim sepse shoqëria dhe shteti matet me ata që janë më të cenuar”, ka deklaruar kryeministri.

Publikime te ngjashme