Kurti: Kemi takime të vështira muajve të ardhshëm, palët ndërmjetësuese duan marrëveshje gjatë muajit mars

1 minute, 12 seconds Read

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është kthyer sot nga Brukseli.

Me të arritur në Kosovë i njëjti ka vazhduar agjendën e tij ditore, ku ndër të tjerash ishte edhe për homazhe në në Qirez.

Me këtë rast Kurti ka komentuar edhe kritikat e subjekteve politike opozitare në vend, pas zhvillimeve të djeshëm në Bruksel.

Kurti tha se nuk ka hequr dorë nga njohja në qendër nga Serbia.

Madje i pari i Qeverisë së Kosovës tha se e presin takime e diskutime të vështira gjatë muajve të ardhshëm.

“Nuk kemi hequr dorë nga asgjë dhe do të vazhdojmë për qytetarët e Kosovës. Na presin takime e diskutime të vështira në muajt në vazhdim. Jam i hapur për çdo raportim në Kuvendin e Kosovës”,deklaroi Kurti, transmeton lajmi.net.

Kurti theksoi se nuk ka mundur të publikojë planin franko-gjerman më herët, për shkak se kjo ishte kërkesë e negociatorëve, derisa ftoi të gjithë që ta lexojnë e analizojnë atë pas publikimit.

Gjithashtu Kurti tha se palët ndërmjetësuese të dialogut janë të përkushtuar që gjatë muajit mars të ketë një marrëveshje për propozimin në fjalë, të njohur si plani franko-gjerman.

Megjithatë për shkak të vështirësive që mund të ketë ai tha se nuk mund të paragjykojë për marrëveshjen finale me Serbinë./Lajmi.net

Publikime te ngjashme