Kurti: Gënjeshtër e kulluar se Kosova po kryen spastrim etnik

0 minutes, 40 seconds Read

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, tha se është gënjeshtër e kulluar se Kosova po kryen spastrim etnik ndaj serbëve të Kosovës.

Kurti, në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, tha se Serbia ka kryer gjenocid në shekullin 20.

Ai tha se Kosova qëndron krenare dhe për të gjithë. Kurti tha se po punon për të gjithë. Shefi i ekzekutivit kosovar tha se Kosova ka arritur shumë. Kurti theksoi se Kosova është storie e suksesit e ndërhyrjes së NATO-s.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, përmendi se minoritetet kanë shumë të drejta, kanë të rezervuar 10 deputetë vetëm serbët, nga 38 komuna, 10 janë serbe.

Publikime te ngjashme