Kurti aludon në fitore absolute: Nëse shkojmë në zgjedhje, zhduket opozita

0 minutes, 41 seconds Read

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i është përgjigjur thirrjeve nga opozita për dorëheqjen e tij dhe zgjedhje të reja.

Sipas Kurtit, nëse shkohet në zgjedhje, atëherë zhduket opozita. Kjo duke aluduar në fitore të thellë.

“Kam dëgjuar që opozita herë kërkon dorëheqjen e herë shkarkimin tim, e herë zgjedhje të reja. Zgjedhjet nuk i konveonojnë as qeverisë, e as opozitës. Qeverisë nuk i konvenojnë zgjedhjet sepse zhduket opozita”, tha Kurti.

Ai është përgjigjur edhe ndaj paralajmërimeve për tensione.

“Kush po do me shkaku tensione. I lus të gjithë ata që paralajmërojnë dhunë në veri, ta lajmërojnë Policinë e Kosovës që ta parandalojmë. Dhuna nuk është fakteqësi natyrore, nuk është si tërmeti. Nuk është si stuhitë, ose vullkani”, tha kryeministri.

Publikime te ngjashme