Kryeministri thotë se Lajçak duhet të japë llogari për ndërmjetësimin “aspak neutral dhe korrekt”

1 minute, 42 seconds Read

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të hënën ka thënë se duhet biseduar me Bashkimin Evropian për emisarit evropian në dialogun Kosovë – Serbi, për ndërmjetësim sipas tij, aspak neutral e korrekt.

Kurti në konferencën për media tha se emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, është shndërruar në zëdhënës të Vuçiqit

Por, ai tha se nuk mund ta barazojë emisarin evropian me Bashkimin Evropianë.

“Nuk mund ta barazojë, do të ishte edhe e pavërtetë edhe e padrejtë emisarin evropian me Bashkimin Evropian. Andaj kjo duhet diskutuar me BE për emisarin, kjo mënyrë aspak neutrale dhe korrekte e ndërmjetësimit”, tha Kurti, përcjell teve1.info

I pyetur nëse do të kërkojë shkarkimin e Mirolav Lajçak, ai tha se emisari i BE-së nuk i jep llogari ati po instituconëve të Bashkimit Evropian, por Kurti ka thënë se deklarimet e fundit e sidomos këto të ditës së hënë janë të mjaftueshme që Lajçak të jap llogari.

“Ajo çfarë kamë thënë ditëve të fundit e sidomos sot është e mjaftueshme që ai të jap llogari”, tha Kurti.

Kryeministri paralajmëroi se ditëve të ardhshme do të ketë takime me “gjithë faktorin ndërkombëtar të cilët nga kanë ndihmuar dhe dëshirojnë të na ndihmojnë sa i përket zhvillimit ekonomik, anëtarësimin në organizata ndërkombëtare por edhe në dialog”

Kurti thotë se u ka shkruar letra sqaruese kryeqendrave në BE dhe Uashingtonit për takimin e 14 shtatorit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se një ditë pas takimit të 14 shtatorit i ka shkruar letër sqaruese, Parisit, Berlinit, Romës dhe Uashingtonit.

Kurti tha se nga Parisi dhe Berlini ka marrë konfirmim që janë pranuar letrat.

Ai tha se Kosova nuk dëshiron të zgjedhë një superfuqi (BE- në) më një tjerr (SHBA-në).

Ai tha se Kosovës i duhet të dyja, por problemi është tek emisari i dialogut.

Publikime te ngjashme