Kujdes! Çfarë është “DEEP FAKE”, si u përdor në videon e Luana Vjollcës, fenomeni që po ‘trondit’ botën!

2 minutes, 8 seconds Read

Videoja që po qarkullonte nëpër celularë ku dukej sikur ishte Luana Vjollca u vërtetua që nuk ishte e vërtetë.

Ajo është prodhuar me teknologjinë e “deep fake” duke përdorur inteligjencën artificial, kjo u vërtetua dhe nga video origjinale që u pulikua nga VoxNews.

Kjo teknologji jo vetëm që mund të krijojë video të manipuluara, por edhe të klonojë zërin e një personi me një saktësi të jashtëzakonshme.

Por çfarë është “Deepfake” dhe pse ky fenomen është kaq shqetësues?

Deepfakes’ janë video që tregojnë njerëzit duke bërë ose duke thënë gjëra që nuk i kanë bërë kurrë.

Shpërndarja e lajmeve të rreme, si një mjet politik, ka qenë prej kohësh një problem në diskursin bashkëkohor politik.

Deepfake, si pjesë e lajmeve të rreme, po bëhet dukuri e zakonshme, e cila shpejt shpërndahet në internet, rastet e së cilës, edhe për ekspertët është shumë vështirë ta shohin dallimin midis fotove apo videove autentike dhe të rreme, ndërsa konsumatorëve gjithçka u duket e vërtetë.

Kjo është super-armë e re e lajmeve të rreme, sepse tani, jo vetëm që është e mundur të shpërndahen dezinformacione, por ato duken edhe të besueshme.

Si një subjekt i lajmeve të rreme, ato janë video dhe fotografi të modifikuara elektronike, që i ndryshojnë ose i simulojnë njerëzit dhe ngjarjet si dhe e përdorin fuqinë bindëse të mediave audio-vizuale për të arritur efektin e tyre të rreme.

Kujtojmë që, në javën e tretë të luftës së Rusisë në Ukrainë, në rrjet u bë virale një video e Volodymyr Zelenskyt i cili duke folur ngadalë dhe me ton të ashpër i bënte thirrje ukrainasve të dorëzoheshin.

Ai fliste në gjuhën ukrainase teksa qëndronte pas një podiumi të bardhë presidencial me stemën e vendit të tij dhe koka kishte një kontrast të madh me pjesën tjetër të trupit, prandaj të gjithë e identifikuan shpejt si një video të rremë të punuar me “deepfake”.

Luana Vjollca ia kalon Edi Ramës me klikime:

Këtë herë pa dëshirën e saj, emri i Luana Vjollcës ka shkaktuar “tërmet” në rrjetet sociale.

KUJDES/ Çfarë është “DEEP FAKE”, si u

Emri i saj ka qenë më i kërkuari në internet ditët e fundit dhe këtë e aprovon edhe eksperi Blerim Gjeladini./VoxNews

Publikime te ngjashme