Kryeministri Kurti tregon se grupet e dhunshme në veri përdorën granata dore të sjellura nga Serbia

0 minutes, 40 seconds Read

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se, më 29 maj, grupet e dhunshme ekstremiste dhe kriminale në tri komunat veriore të Kosovës kanë përdorur granata dore dhe shok bomba të prodhuara në Serbi dhe të sjellura po nga ai vend.

Kurti. në një postim në Twitter, ka thënë se me të njëjtat janë sulmuar ushtarët e KFOR-it, Policia e Kosovës dhe gazetarët që po raportonin për tensionet në veri.
“Grupet e dhunshme ekstremiste dhe kriminale në 3 komunat veriore më 29 maj përdorën granata dore SRB (Slavko Rudojić Bugojno) M75 dhe shok bomba RŠB (Ručna Šok Bomba) P98, të dyja të prodhuara dhe të sjella nga Serbia, duke plagosur dhjetëra ushtarë të NATO-s, policët e Kosovës dhe gazetarë”, ka shkruar Kurti.

Publikime te ngjashme