Kryediplomati i Francës: Palestinezët e kanë të drejtën e sovranitetit dhe shtetësisë

0 minutes, 50 seconds Read

Ministri i Jashtëm i Francës, Stephane Sejourne, ka thënë se “palestinezët kanë të drejtën e sovranitetit dhe shtetësisë”.

Reagimi i Sejourne, vjen pasi presidenti i ShBA-së, Joe Biden, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, me të cilin ka diskutuar për formimin e një shteti palestinez.

Netanyahu këtë mendim të parit të Amerikës e ka refuzuar ashpër, duke kundërshtuar formimin e një shtetit të tillë.

Ndërsa sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Grant Shapps, i ka thënë “BBC News” se ai beson se nuk ka zgjidhje tjetër për luftën e Izraelit në Gaza përveç një zgjidhje eventuale me dy shteteve.

Palestinezët meritojnë një shtet sovran, Izraeli meriton të ketë aftësinë e plotë për të mbrojtur veten, sigurinë e tij. Nëse nuk ndiqni një zgjidhje me dy shtete, unë me të vërtetë nuk shoh se ka një zgjidhje tjetër”.

Publikime te ngjashme