Arrivi info

Kosovën ta ruajmë si sytë e ballit, nga kurthet e Serbisë, të Borrellit, Lajçakut etj

10 minutes, 25 seconds Read

NGA: REXHEP TORTE

Kosova duhet ta intensifikojë propagandën e saj për agresionin gjenocidal të Serbisë në vitet 1998/99.

Kosova e lirë dhe e pavarur, tashmë është e konfirmuar edhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë 13 vite më parë, me vendimin se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk bie ndesh me të drejtën ndërkombëtare.

Kosova për fat të keq gjer më sot ka dështuar para opinionit ndërkombëtar në prezantimin e krimeve të spastrimit etnik gjenocidal të Serbisë në Kosovë.

Kjo Serbisë gjenocidale i ka krijuar hapësirë që me mashtrime diplomatike ta bind një pjesë të botës se, gjoja Serbia nuk ka kryer krime ne Kosovë dhe se krimet i ka sajuar, trilluar ose i ka kryet vetë Kosova.

Ky absurditet i propaganduar nga Serbia gjenocidale, edhe pse mashtrues dhe pa asfarë argumenti, për çudi te shumë qarqe diplomatike në botë ka krijuar hamendje dhe besueshmëri.

Serbia gjenocidale në vitin 2020 botoi në gjuhën angleze edhe librin voluminoz fund e krye me rrena dhe falsifikime të historisë me titull “Gjenocidi shqiptar ndaj serbëve në shekullin e 20-të” (Albanski genocide nad srbima u 20 velu), që gati tre vite po qarkullon nëpër botë.

Kosova dhe Shqipëria, përkundër dy akademinë e tyre të shkencave dhe arteve, përkundër numrit aq të madh të historianëve dhe përkundër mijëra e mijëra dëshmive dhe fakteve bindëse e të pakundërshtueshme historike, përkundër insistimit tonë me opinionet e shkruara që kërkonim që Kosova dhe Shqipëria duhet që këtij lubri mashtrues serb, t’i përgjigjen me botimin e një libri me titull, “Gjenocidet shekullore serbe ndaj shqiptarëve”, për habinë tonë ka hasur në vesh të shurdhër.

Në vesh të shurdhër ka hasur edhe Rezoluta në Parlamentin e Shqipërisë më të cilën kërkohet që Parlamenti i Shqipërisë ta miratojë Rezolutën me të cilën do të konfirmohet se Serbia në vitet 1998/99 ka kryer gjenocid në Kosovë.

Në Kosovë janë shkruar edhe shumë lista me të cilat dëshmohen vrasjet, masakrat dhe dhunimet që i kryen ushtarët, paramilitarët dhe të policët e Serbisë në Kosovë gjatë agresionit gjenocidal.

Por, për fat të keq këto libra në vend që të përkthehen në gjuhë të huaja dhe të shpërndahen të ambasadorët në OKB, te ambasadorët në KE dhe PE, ato kanë mbetur në Kosovë.

Kur Vlora Çitaku ishte ambasadore e Kosovës në SHBA, nëpërmjet një teksti të shkruar unë kërkova që kjo ambasadore e Kosovës të angazhohet për ta shpërndarë te ambasadorët në OKB librin e Luljeta Selimit me titull “Rrëfimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë” , por në këtë drejtim nuk u bë asnjë hap pozitiv, që më vonë doli se kjo ambasadore tradhtare e Kosovës në SHBA ishte pjesëmarrëse në hartimin e planit të ndarjes së Kosovës së bashku me Mathev Palmer, Hashim Thaçin, Aleksandër Vuçiqin dhe Edi Ramën.

Shkrim të ngjashëm i shkrova edhe Behgjet Pacollii kur ishte ministër i jashtëm i Kosovës, por edhe ky shkrim nuk pati efekt pozitiv për realizimin e kësaj nisme.

Esat Shala me shokë ka incizuar 2000 kaseta ku janë filmuar 400 masakrat serbe në Kosovë, dhe mjafton që për çdo javë vetëm nga një kasetë e përkthyer anglisht tu dërgohet ambasadorëve në OKB, KE dhe PE, kjo do të ishte një punë dhe kontribut i madh për ta treguar të vërtetën për krimet serbe në Kosovë, që me siguri do ta vetëdijësonte opinionin botëror lidhur me krimet serbe në Kosovë.

Kjo me siguri do tu thoshte stop njëherë e përgjithmonë mashtrimeve diplomatike serbe nëpër botë.

Kjo për Kosovën do të kryente një mision propagandistik të argumentuar, real dhe të vërtetë që nuk do të mund ta kryenin pot ë kishte Kosova edhe mijëra diplomatë të saj.

Kosova domosdo dhe urgjentisht duhet ta paditën Serbinë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për gjenocidin e kryer ne Kosovë, sepse në këtë aspekt është shumë e vonuar.

Kosova domosdo dhe urgjentisht duhet t’i paditën kriminelët Aleksandër Vuçiq dhe Ivica Daçiq si bashkëpunëtorë të ngushtë të kriminelit Sllobodan Millosheviq si edhe kriminelët e tjerë serbë që kryen krime në Kosovë, sepse me kriminelwt që po e udhëheqin sot Serbinë nuk mund të ketë paqe në Kosovë dhe në Ballkan.

Kosova së bashku me Shqipërinë duhet domosdo dhe urgjentisht ta botojnë librin me titull “Gjenocidet shekullore serbe ndaj shqiptarëve”, si përgjigje ndaj librit serb me titull “Gjenocidi shqiptar ndaj serbëve në shekullin e 20-të”.

Kosova duhet domosdo dhe urgjentisht, në ndërkohë për çdo javë ta përkthejë në anglisht dhe tu dërgojë ambasadorëve në OKB, KE dhe PE, nga një kasetë të masakrave serbë në Kosovë, të incizuara nga Esat Shala me shokë.

Kosova këtë duhet ta bëjë sepse presionet dhe sanksionet e padrejta ndaj Kosovës lidhur me dialogun Kosovë-Serbi e imponojnë një gjë të tillë.

Kjo me siguri që do t’i motivojë dhe inkurajojë edhe më shumë zërat që janë pro të drejtës dhe të vërtetës së Kosovës në drejtim të demokracisë dhe kundër Serbisë.

Kjo do t’i motivojë dhe inkurajojë zërat që janë pro të drejtës dhe të vërtetës për Kosovën. që tu thonë stop nismave pro serbe të Joseph Borrellit, Miroslav Lajçakut dhe Gabrilel Escobarit, të cilët ose duhet të kenë qasje të drejtë ndaj Kosovës konstruktive, demokratike e paqedashëse, ose të largohen tërësisht nga ky dialog për Kosovën.

Agresioni gjenocidal i Serbisë në Kosovë më vdekjeprurës se ai i Rusisë në Ukrainë

Kjo rezulton nëse i krahasojmë 2 milionë shqiptarë në Kosovës dhe 40 milionw banorë në Ukrainë, nëse I krahasojmë 78 ditët e bombardimeve të NATO-së në Kosovë dhe 400 masakrat çnjerëzorë të Serbisë ndaj shqiptarëve autoktonë e të pafajshëm në këtw interval kohor, ku u vranë e u masakruan 15 mijë shqiptarë autoktonë, në mesin e tyre edhe 500 fëmijë, në mesin e tyre edhe fëmijë duke pi qumësht në gjoksin e nënave shqiptare, ku u dhunuan shtazërisht 20 mijë femra autoktone të pafajshme shqiptare dhe u rrëmbyen nga shtëpitë shqiptare më shumë se 1600 djem e vajza shqiptare.

Kjo rezulton kur Zyra e Kryeprokurorit të Ukrainës, më 21 gushtit 2023, deklaroi se “Ushtria e Rusisë që nga pushtimi i Ukrainës pas një viti e gjysnë luftimesh në Ukrainë ka vrarë 503 fëmijë dhe ka plagosur të paktën 1115 fëmijë.

Kritikuesit e Albin Kurtit nuk ia duan të mirën Kosovës

Albin Kurtin-Kryeministrin e Kosovës nuk e duan, e urrejnë e kritikojnë padrejtësisht, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Memli Krasniqi, Vlora Çitaku, Enver Hoxhaj, Isa Mustafa, Avdullah Hoti, Memli Krasniqi, Edita Tahiri Skender Hyseni, Ramush Haradinaj, Daut Haradinaj, Fatmir Limaj, Behgjet Pacolli, e shumë përfaqësues tjerë nga PDK, LDK dhe AAK, Nisma dhe AKR, të cilët kur ishin në pushtet në 20 vitet e kaluara, Kosovën e tradhtuan dhe e vodhën në shifra multi milionëshe.

PDK-së, LDK-së, AAK-së, Nisms dhe AKR-së, për shkak të këtyre veprimeve kundër Kosovës, në zgjedhjet e fundit votuesit ua dhanë kartonin e kuq, ndërsa Albin Kurtit ia dhanë fitoren plebishitare.

Naim Miftari-ish udhëheqës i lartë i UÇK-së dhe ish anëtar i SHIK-ut-njohës i shkëlqyer i tradhtisë, hajnisë dhe krimit, kohë më parë i paralajmëroi Akbin Kurtin dhe Qeverinë e tij, se PDK, LDK, AAK, në të gjitha strtukturat e sistemit ë shtetit kanë instaluar me vite sekserët e tyre dhe se këto parti opozitare në të gjitha mënyrat, nëpërmjet këtyre sekserëve, do të mundohen t’i sabotojnë dhe e pengojnë Albin Kurtin dhe Qeverinë e tij në rrugëtimin drejt suksesit, në luftën kundër krimit dhe korrupsionit brenda Kosovës dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare, gjithnjë me shpresën që kjo opozitë destruktive dhe anti Kosovë të kthehet sërish në pushtet.

Këto veprime destruktive anti Kosovë, ne jemi duke i vërejtur çdo ditë, në sabotimet që po i bën prokuroria dhe gjyqësia në Kosovë, qoftë në reformimin e prokurorisë, të gjyqësisë dhe në Vettingun drejt të cilit po shkon dhe synon Qeveria e Albin Kurtit.

Albin Kurtin-Kryeministrin e Kosovës, e kritikojnë dhe e urrejnë padrejtësisht edhe Aleksandër Vuçiqi Ivica Daçiqi, Ana Bërnabiqi, Aleksandër Vulini, Millosh Vuçeviqi dhe Edi Rama, sepse Albin Kurtin dhe Qeveria e tij, janë bërë fortesë graniti në mbrojtjen e sovranitetit dhe të integritetit të Kosovës.

Albin Kurtin-Kryeministrin e Kosovës, e kritikojnë dhe e urrejnë edhe pro serbët e dëshmuar Joseph Borrell, Mirosllav Lajçak, me të vetmen arsye, sepse Albin Kurti me argumente bindëse lidhur me të drejtën dhe të vëretën e Kosovën, po ua prish pazaret e pista në favor të Serbisë hegjemoniste.

Albin Kurtin-Kryeministrin e Kosovës e kritikojnë dhe e urrejnë edhe Antony Blinken, Derek Chollet, Gabriel Escobar, Jeffrey Hovenier dhe Christophet Hill, duke e sanksionuar padrejtësisht Kosovën, me të vetmen arsye, sepse Albin Kurti dhe Qeveria e tij janë të angazhuar në zbatimin e Kushtetutës, të ligjit dhe të demokracisë në mbarë Kosovën, e sidomos në Veri të Kosovës, për luftimin e strukrturave paralele serbe, për luftimin e grupeve të armatosura kriminale serbe dhe për luftimin e kontrabandës serbe.

Departamenti Amerikan i Shtetit është mashtruar rëndë nga krimineli Aleksandër Vuçiq-demagogu dhe rrenacaku më më i madh në botë se, nëpërmjet lëshimeve dhe tolerimeve që duhet t’i bëjë Kosova, , Serbia do të shkëputet nga Rusia e do të kthehet kah Perëndimi, gjë që nuk do të ndodh korrën e kurrës.

Albin Kurti, duam apo s’duam ta pranojmë, aktualisht është kryeministri më i aftë që ka pasur deri sot Kosova, i cili disponon intelektualitet mahnitës, kulturë mahnitëse demokratike dhe që ka një përvojë të jetës nëpër burgjet e Serbisë gjenocidale, që i jep mundësinë t’i nuhatëën dhe t’i detektojë kurthet ndaj Kosovës, qoftë nga brenda Kosovës, ose nga jashtë Kosovës, dhe në mënyrë adekuate ta përgatitën strategjinë mbrojtëse në të mirë të Kosovës.

PDK, LDK, AAK, AKR dhe Nisma, para e ta kritikojnë Albin Kurtin dhe Qeverinë e tij, duhet ta kritikojnë tradhtinë që ia bënë Kosovës, duhet t’i zbardhin vëllavrasjet për pushtet, vrasjet e gazetarëve për fjalën e vërtetë, duhet t’ia kthejnë Kosovës të vjedhurat multi milionëshe që ia bënë Kosovës, duhet t’i, pastrojnë listat e veteranëve të rrejshëm dhe t’i largojnë sekserët e instaluar në tërë sistemin qeverisës dhe administrativ në Kosovë, që janë pengesa kryesore e forcimit të shtetit të Kosovës.

Albin Kurti i din edhe në gjumë, pallavrat, mashtrimet, premtimet boshe dhe gjoja këshillat që i thotë opozita mjerane në Kosovë, por Albin Kurti i din edhe synimet dashakeqe edhe të disa ndërkombëtarëve që po e favorizojnë Serbinë gjenocidale dhe hegjemoniste.

Këtë e dëshmoi më së miri edhe Viola von Cramon-Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, kur pas takimit “kokë më kokë” Vuçiq-Zelensky, gjatë takimit joformal ditë më pare në Athinë, deklaroi se, “deklaroi se ka gjasa që Aleksandër Vuçiq ra dakord të takohet me Zelenskyn për të ushtruar kryesisht presion mbi Ukrainën armët për mosnjohjen e Kosovës. Unë shpresoj se Zelensky e kupton se çfarë rreziku politik mund të sjellë një marrëveshje e tillë. Pavarësia e Kosovës dhe stabiliteti janë gjithashtu në interes të Ukrainës”, tha Viola von Chramon.

Publikime te ngjashme