Gjuriq thotë se “Kurti është politikisht dhe faktikisht një person i padëshiruar në Uashington”

1 minute, 0 seconds Read

Ambasadori i Serbisë në SHBA, Marko Gjuriq, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është politikisht dhe faktikisht person i padëshirueshëm në Uashington.

Ai ka thënë se vendimet e Kurtit janë dëshmuar si dikush që po ia bën varrin Kosovës si shtet i pavarur.

“Ajo që po ndodh në Ballkan nuk është ndër prioritetet e publikut politik amerikan, ata janë të interesuar për Kinën, Rusinë, pak për Lindjen e Mesme… Çdo gjë tjetër që ndodh në botë është temë diskutimi ekskluzivisht kur shfaqet në lajme.” – ka thënë ai në “Happy TV”.

Gjuriq ka thënë se detyra e tij nuk është vetëm t’i japë Uashingtonit faktet për atë që po ndodh në veri të Kosovës, por edhe të punojë që Serbia dhe SHBA-të të lidhen në mënyrë interesante përmes bashkëpunimit ekonomik.

“Drejtori i Zyrës së Qeverisë për Kosovën, Petar Petkoviq, duhet ta shohë faktin që ekstremisti Kurti ia ndaloi hyrjen në Kosovë si kompliment për punën e tij. Është mirë kur një ekstremist si ai nuk e miraton politikën tënde.” – ka thënë ai.

Publikime te ngjashme