Koncerti i Ramë Lahajt në Ulqin bën bashkë Edi Ramën dhe Vjosa Osmanin

0 minutes, 42 seconds Read

Koncerti i tenorit kosovar Ramë Lahaj në Ulqin, ishte shkas që të bëhen bashkë kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ai Shqipërisë, Edi Rama dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Lajmin e ka bërë të ditur Agim Shahini – kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), përmes një postimi në Facebook.
Sipas Shahinit, në koncert ishin të pranishëm edhe shumë ministra, deputet e kryetarë të komunave nga tri shtetet.

“AKB gjithmonë bashkë për të mirën e ekonomisë dhe kulturës Kombëtare. Komuna e Ulqinit shembull për të mirën e kulturës shqiptare”, ka shkruar Shahini.

Me rastin e hapjes së sezonit turistik në Ulqin, sonte ka mbajtur koncert tenori i mirënjohur kosovar, Ramë Lahaj.

Organizatorë të kësaj ngjarje të rëndësishëm janë Komuna e Ulqinit, Organizata Turistike.

Publikime te ngjashme