Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka akuzuar kryeministrit Albin Kurti për përçarje të shqiptarëve në rajon.
Ai ka thënë se i pari i Qeverisë, pas përçarjes së faktorit politik në Luginë të Preshevës, po dëshiron t`i përçan edhe shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, me vizitën e sotme atje.
Në profilin e tij në “Facebook”, Klinaku ka shkruar se edhe veprimtari Adem Demaçi ka qenë i dëshpëruar me Kurtin.
“Së pari, Adem Demaçi ka qenë i dëshpëruar me ty Albin Kurti; Së dyti, e ke përça faktorin politik shqiptar në Kosovën Lindore (Preshevë, Medvegjë e Bujanoc); Së treti, ke shkuar në Çair por jam i sigurt se do ta përçani edhe faktorin politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut. P.S Sa t’ke njerëz të hipnotizuar, “grahi” se mirë e ke”, ka shkruar Klinaku.