Kërcënohet me jetë politikani i njohur shqiptar

0 minutes, 42 seconds Read

Kryetari i Komunës së Çairit në Shkup, Visar Ganiu ka denoncuar të premten në mbrëmje se është kërcënuar me jetë përmes telefonit nga një përfaqësues i Bashkimit Demokratik për Integrim.

Ganiu e ka paraqitur rastin në polici, ku ka thënë se kërcënuesi ishte prezantuar si Muharrem Hasani dhe ishte shprehur se: “Ti dhe Izet Mexhiti do ta gjeni veten të paluar në rrugë” dhe se kishte vazhduar me sharje dhe ofendime të rënda.

Ganiu, i cili ndodhet në mandatin e tretë në krye të Çairit, një komunë e banuar me shumicë shqiptare brenda kryeqytetit, i ka thënë televizionit Alsat në Shkup se kërcënimet vijnë pas prononcimit në media se “zgjedhjet e kryetarëve të degëve të Bashkimi Demokratik për Integrim bien ndesh me statutin e partisë”.

Publikime te ngjashme