Kapen momentet kur dronët kamikazë të Ukrainës sulmojnë pajisjet luftuese të rusëve në Bakhmut (Video)

0 minutes, 46 seconds Read

Mediumi Nexta ka publikuar disa pamje ku dronët kamikazë të Ukrainës sulmojnë pajisjet e pushtuesve në Bakhmut.

Njëri prej dronëve shihet derisa kishte për target një tank në lëvizje, derisa një tjetër po monitoronte zonën me kujdes për të gjetur një target, transmeton Telegrafi.

Aktualisht në këtë qytet janë duke u zhvilluar luftime shumë të ashpra, transmeton Telegrafi.

Ushtria e Ukrainës thotë se sulme të shumta janë janë zmbrapsur në zonën e Donetskut lindor gjatë 24 orëve të fundit.

Forcat ruse pretendojnë se janë gati të marrin qytetin lindor të Bakhmut – fokusi i luftimeve intensive për shumë muaj.

Kreu i grupit Wagner që lufton me Rusinë pretendon se qyteti është “praktikisht i rrethuar” me rrugë të kufizuara jashtë.

Për më shumë se gjashtë muaj Rusia është përpjekur ta marrë këtë qytet./Telegrafi

Publikime te ngjashme