Kanali në Telegram i lidhur me Wagner: Vrasja e Prigozhin do të ketë pasoja katastrofike

0 minutes, 33 seconds Read

Vrasja e liderit dhe themeluesit të grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin me rrëzimin e avionit në Moskë “do të ketë pasoja katastrofike”. Kështu shkruan Gray Zone, një kanal në Telegram i lidhur me grupin Wagner.

“Ata që dhanë urdhrin nuk e kuptojnë aspak gjendjen shpirtërore në ushtri dhe moralin. ”Le të jetë ky një mësim për të gjithë. Duhet të shkojmë gjithmonë deri në fund”, thuhet në një mesazh të dytë.

Autoritetet ruse konfirmuan pak më parë se edhe Yevgeny ishte në mesin e personave që ishin në bordin e avionit të rrënuar në veri të Moskës. Ngjarja vjen pak kohë pas rebelimit të Wagner në Rusi.

Publikime te ngjashme