Mirena ironizon me mergimtarët: “Diaspora e Albinit kallxone veten, hajdeni nëpër Serbi, po këtë herë herë ndalnu ka veriu…”

1 minute, 2 seconds Read

Mirena si shumë herë më parë, edhe kësaj radhe ka vazhduar me kritikat dhe ironitë e tij për qeverinë Kurti dhe për Diasporën, që njihën për përkrahje masive të qeverisë Kurti. Ai në profilin e tij në Facebook ka shkruar:

“Diaspora e Albin Kurtit e ka shancen e mire sivjet me i sheru komplekset e veta edhe m’u kallxu trima para fmijeve te vet qe kohe pas kohe mujn me i ngushtu me pyetje “e ku je kane ti babe kur u kane lufta ne Kosove?”…

Qe qysh:

Kur t’vini tash ne Kosove hajdeni, si gjithe, neper Serbi, po jo kah Merdarja, po kah Jarinja e Brnjaku, ne veri te Kosoves.

Organizohuni me dosta neper pikat e VV’se neper diaspore, e kur t’i kaloni k’to pika kufitare, edhe hyni ne territor te Kosoves, ndaleni kerrin diku neper malet e Leposaviqit e Zubin Potokut, jepjani kerrin grave tuaja le te vozisin se krejt kan fyrershajna, edhe ju ndaluni si komandosa edhe niseni nje lufte guerile deri ne çlirimin e veriut, deri te shtini NATO’ne prap me bombardu Serbine.

Na pshtoni edhe neve, edhe Kosoven, po edhe veten prej asaj pyetjes se sikletshme te fmijeve tuaj…

Publikime te ngjashme