Jovanoviq: Vuçiq të tregojë se e ka pranuar planin franko-gjerman për Kosovën

0 minutes, 42 seconds Read

Kryetari i Partisë së Re Demokratike të Serbisë (DSS), Milosh Jovanoviq, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duhet t’u thotë qartë qytetarëve se e ka pranuar planin franko-gjermane për Kosovën dhe pastaj të verifikojë se sa njerëz do të votonin për listën e tij dhe Partinë Përparimtare Serbe (SNS).

Lidhur me raundin e ri të bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, Jovanoviq ka vlerësuar se “bëhet fjalë për pranimin e marrëveshjes franko-gjermane” dhe se Vuçiq duhet t’ua thotë hapur qytetarëve këtë, transmeton Telegrafi.

“Nëse do të jemi në pozitë që kryejmë funksione shtetërore pas zgjedhjeve, koalicioni ‘Nada’ do ta refuzojë këtë propozim sepse është antikushtetues”, tha Jovanoviq në një bisedë me qytetarët në Beograd.

Publikime te ngjashme