“Italiani” i përfshirë në ngjarjen e mbrëmshme, para tre muajsh sulmoi menaxherin dhe demoloi lokalin “Bon Vivant”

2 minutes, 7 seconds Read

Një përleshje me armë zjarri në lokalin “Bon Vivant” në Prishtinë, ka përfunduar me një të vdekur e 20 të lënduar.

Të dyshuar për këtë rast janë pesë persona, një prej të cilëve ndodhet ende në arrati, e katër të tjerë janë të hospitalizuar në QKUK, nën përcjelljen e policisë.

Një prej tyre dyshohet se është edhe Andi Pajaziti, i njohur me nofkën “italiani”. Hiq më larg se para tre muajsh, Pajaziti me disa persona të tjerë e kishin demoluar këtë lokal dhe e kishin sulmuar fizizkisht menaxherin e lokalit. Para tri vitesh, Pajaziti ishte arrestuar nga policia nën dyshimin për përfshirje në plagosjen me armë zjarrin të katër rojeve të klubit të natës “Duplex”.

Sipas Policisë së Kosovës, deri te përleshja ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshje. Të dyshuar për këtë rast janë pesë persona. Njëri është arratisur e katër të tjerë janë të hospitalizuar në QKUK nën përcjelljen e Policisë.

Një prej personave që dyshohet se është përfshirë në këtë sherr është edhe Andi Pajaziti, i njohur me nofkën “italiani”.
I njëjti në fund të muajit mars të këtij viti, dyshohet se bashkë me një grup të rinjsh e kishin demoluar lokalin ku ndodhi përleshja mbrëmë.

Sipas raportimeve, Andi Pajaziti kishte shkuar një të mërkure në këtë lokal dhe donte të bënte një rezervim për të premten në mbrëmje, por nga personat përgjegjës të kafiterisë atij i është komunikuar se nuk kishte tavolina te lira.
Menaxheri i kishte thënë se janë kryer rezervimet. I kishte sugjeruar një tavolinë të lirë, por “Italianit” të dyshuar për shumë vepra penale nuk i kishte pëlqyer rekomandimi i menaxherit.

Ai kishte thirrur një grup prej 15 personash të cilët, të pajisur me mjete te forta, kishin thyer dhe demoluar lokalin “BonVivant”

Grupi, i prirë nga “Italiani”, kishin sulmuar fizikisht menaxherin e lokalit. Për këtë rast kishte njoftuar Policia e Kosovës.

“Disa persona kanë hyrë në një lokal dhe i kanë demoluar disa tavolina dhe më pas e kanë sulmuar viktimën mashkull kosovar (menaxher i këtij lokali), duke i shkaktuar lëndime trupore”, kishte bërë të ditur policia. “Viktima ka pranuar tretman mjekësor”. Pas këtij sulmi, ai ishte arratisur. “Italiani” është person me dosje të rëndë penale, i dyshuar për disa vepra kriminale në të kaluarën.

Publikime te ngjashme