Presidentja Osmani uron presidentin Erdogan për fitorën dhe ri-zgjehdhjen e tij President i Turqisë!

0 minutes, 34 seconds Read

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar presidentin aktual Recep Tayyip Erdogan, i cili sipas rezultateve të para ka fituar edhe një mandat në krye të Turqisë.

Osmani përmes një postimi në Twitter të dielën në urimin e saj tha se derisa Erdogani vazhdon ta udhëheqë Turqinë, mezi pret të bashkëpunojë me të

“I shprehim urimet tona të përzemërta Presidentit Erdogan për fitoren e sotme. Ndërsa ju vazhdoni ta udhëheqni Turqinë drejt sukseseve të reja, mezi pres të punojmë së bashku për të ndërtuar mbi bashkëpunimin tonë të shkëlqyer”, ka shkruar ajo.

Ajo e uroi Erdoganin edhe në gjuhën turke.

Publikime te ngjashme