Imran Khan përballet me vendimin tjetër tronditës! Denohet me burg ai dhe gruaja e tij, martesa e tyre sfidoi ligjet e Islamit!

1 minute, 19 seconds Read

Një gjykatë në Pakistan ka dënuar me 7 vite burg ish-kryeministrin Imran Khan dhe bashkëshorten e tij pasi u anuloi martesën që e konsideroi të paligjshme.

Kjo është goditja e radhës për Khan, i cili më parë u shpall fajtor për korrupsion ndërsa të mërkurën e kaluar u dënua edhe për shitjen e dhuratave shtetërore që kishte marrë gjatë kohës që ishte në krye të qeverisë.

Gjykata vendosi se martesa e Khanit në vitin 2018 me Bushra Bibin, një shëruese shpirtërore, ishte jo myslimane dhe e paligjshme. Vetë 71-vjeçari thotë se akuzat dhe dënimet kundër tij janë të motivuara politikisht.

Ish-ylli i kriketit u shkarkua si kryeministër në vitin 2022 dhe që prej atëherë nisi edhe tatëpjeta e karrierës së tij politike.

Vendimi erdhi pas akuzave të ngritura në gjykatë nga ish-bashkëshorti i Bibit, i cili tha se martesa me Khan ishte e paligjshme, pasi sipas ligjeve të islamit një grua nuk mund të martohet sërish disa muaj pasi është ndarë apo i ka vdekur bashkëshorti. Gjykata zbuloi se martesa e saj me Khan kishte ndodhur para kalimit të këtij afati.

Khan dhe Bibi u martuan në vitin 2018, pak muaj para se ai të bëhej kryeministër. Ajo mban gjithmonë një vello që i mbulon fytyrën gjatë daljeve në publik dhe besohet se është rreth të dyzetave.

Khan, i cili gjatë kohës që luante kriket kishte reputacion prej “playboy”, ka qenë i martuar edhe dy herë të tjera më parë.

Publikime te ngjashme