Iluzioni që po nxit debate në rrjete sociale: Sa topa fshihen në foto?

0 minutes, 36 seconds Read

Një iluzion i ri optik mistik i ka habitur plotësisht njerëzit ndërsa përpiqen të dallojnë numrin e saktë të topave të paraqitur.

Enigma optike u postua në rrjete sociale dhe nxiti debate të ndryshme mes përdoruesve të rrjetit për numrin e topave në imazh, përcjell Telegrafi.

Mendoni se mund ta zgjidhni?

Në imazh shfaqen një sërë sferash me nuanca të ndryshme në formë piramide.

Në fillim, disa përdorues spekuluan se janë gjithsej 20 topa, 10 formojnë bazën e piramidës, gjashtë në nivelin e dytë dhe tre në të tretin, duke përfunduar me një sferë të vetme në kulm.

Por, zgjidhja e saktë për këtë enigmë është një 16 befasuese./Telegrafi

Publikime te ngjashme