Idro Seferi: Policët e kidnapuar janë dërguar në Beograd

0 minutes, 31 seconds Read

Gazetari shqiptar që raporton nga Beogradi, Idro Seferi, ka thënë se policët e Kosovës të kidnapuar orë më parë në kufi me Serbinë, janë dërguar në Beograd dhe me ta po merret prokuroria.

Përmes një statusi publik, Seferi ka thënë se këto informata i ka sipas burimeve të tij jozyrtare.

“Videot e policisë se Serbise e konfirmojnë arrestimin e tre policeve te Kosoves. Ne orën 16h pritet te këtë një konference për me shume detaje. Sipas infove jozyrtare policet jane sjell ne Beograd dhe me ta do te merret prokuroria”, ka thënë Seferi.

Publikime te ngjashme