Vuçiqi me falënderim të posaçëm për Ramën!

3 minutes, 7 seconds Read

Jemi dy personalitete me një qëllim të veçantë dhe po luftojmë për paqen në Ballkan. Po a mjaftojmë vetëm angazhimi ynë, që kjo paqe e brishtë të ruhet? Sigurisht që jo. Këtë e vërejtëm edhe në Veriun e Kosovës, ku Kurti me sulmet policore ndaj protestueseve paqësorë, e rrezikoi tërë rajonin.

Tashmë gjithçka doli sheshit. Gjërat erdhën duke u sqaruar vetëm duke iu falënderuar mikut tim zotit Rama. Ai si një hero, i tha Kurtit ndalu. Këtë e bëjnë vetëm trimat e tillë, siç është zoti Rama, sepse këtë se arrinte as Borrelli, Lajqak e Escobar.

Unë që në fillim kam treguar se ku do na sjell politika e Kurtit. E largoi Thaçin, Mustafën, Haradinaj, Batonin, Molliqajn, Edita Tahirin, Lutfi Hazirin, Milaim Zekën, Avdullah Hotin i cili përpiqej që me mua të fliste serbisht etj. që të gjithë këta me përvojë politike dhe të njohur për pragmatizëm shtetëror.

Dhe çka bëri, solli njerëz me ideologji nacional – komuniste, enveriste, populiste, islamiste etj. të cilët vajtojnë për të kaluarën e s´kanë fare njohuri se si funksionon bota.
Unë jam i vetëdijshëm që Rama, po mundohet që ta shpëtoi Kurtin me faqe të bardhë. Në shenjë proteste, për sjelljet e tij të papërgjegjshme, ia anuloi takimin e paraparë të dy qeverive.

Ky ishte një gjest për t´i treguar se çka nuk shkon, nuk shkon. Për t´i treguar se duhet poseduar aftësi diplomatike, e jo të luftosh me të drejtën historike. Sipas kësaj të drejte Serbia ishte deri në Durrës, po a e kemi sot Durrësin. Nuk e kemi.

Kurti merret me Lidhjen e Prizrenit, kur dihet që në Prizreni ishte rezidenca e mbretin tonë. Ai merret po ashtu me vitin 1912, por ne ishim ata që e çliruam Kosovën nga turqit dhe aleanca e përbashkët na e njohu si pjesë territoriale të Serbisë.

Pas Luftës së Dytë Botërore, përsëri shqiptarët tentuan të na e grabitnin, po ne e fituam sërish, sepse ajo ishte e jona.

Tash kur Miloseviqi deshi së fundi t´i disiplinonte shqiptarët na e grabiti tinëzisht Kosovën NATO. Kjo ishte një tragjedi për ne, por ne po luftojmë vetëm për të drejtat e popullit serb me Asociacionin.

SHBA i kemi pro, EU, perëndimin, Kinën, Rusinë, Afrikën, Korenë Veriore, Venezuelën, Kubën, Bellorusinë, Azinë dhe Shqipërinë. Cili është kundër? I vetmi Kurti, i cili po mundohet ta kundërshtoi dh ta luftoj tërë botën.

Ky është minimumi ynë. Kjo është një e drejtë për të cilën e kemi përkrahjen e të gjithë botës. Kosova dhe Kosovarët nuk mund ta kundërshtojnë këtë, kur edhe Rama, Rilindja e tij dhe partia e ti PS, është pro.

Unë mikut tim Ramës do t´i kisha propozuar që të bisedojmë dhe ta caktojmë një datë për takimin e dy qeverive tona.

Unë jam i mendimit se në këtë mënyrë e dërgojmë një sinjal pozitiv mes popujve tanë. Është një lajm pozitiv për rajonin, EU, SHBA, Kinën, Afrikën, Azinë, Australinë, Indinë dhe mbarë globin.

Me gjestin e djeshëm të anulimit të takimit mes dy qeverive, Rama e tregoi profilin e tij prej një politikani dhe vizionari, i cili i kalon caqet rajonale. Me këtë rast unë Ramën do ta kish propozuar si sekretar të OKB, kryetar të parlamentit evropian, sekretar të NATOS etj.

Publikime te ngjashme