Identifikohet njëri prej agresorëve që dhunuan avokatin Sokol Mëngjesi, zbulohet çfarë kapën kamerat e sigurisë

0 minutes, 30 seconds Read

Detaje të reja janë zbardhur nga hetimet pas dhunimit të avokatit Sokol Mëngjesi këtë të mërkurë në Tiranë.

Kamerat e sigurisë kanë kapur 3 persona, të cilët pas ngjarjes janë larguar me një makinë.

Në kamera duket se avokati i ka njohuar autorët pasi fillimisht komunikon me ta. Më pas ata e kanë qëlluar edhe me sende të forta.

Policia, nisur nga pamjet, ka mundur të identifikojë njërin prej agresorëve si dhe mjetin e përdorur. Policia ka kryer kontrolle në banesën e tij.

Po punohet për identifikimin e dy të tjerëve.

Publikime te ngjashme