I riu shqiptar në Gjermani humb jetën pasi u qëllua nga fqinji i tij 81-vjeçar

0 minutes, 44 seconds Read

Një i ri 16-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën pasi ka qenë shënjestër e sulmit të armatosur të fqinjit të tij 81-vjeçar italian gjatë rrugës së tij për në shkollë në Gjermani.

Në njoftimin nga Prokuroria thuhet se i riu që u plagos rëndë në kokë pas sulmit të fqinjit të tij Giuseppe Del B. në qytezën Bramsche në afërsi të qytetit Osnabrück të martën ka ndërruar jetë.

Më tej thuhet se pas incidentit, sulmuesi është plagosur duke tentuar të bëjë vetëvrasje, por nuk është në rrezik për jetën.

Në lajmet e mediave lokale theksohet se i dyshuari ka sulmuar të riun për shkak se është shqetësuar nga zhurma.

Mësohet se i riu që humbi jetën është me origjinë shqiptare.

Lidhur me incidentin kanë nisur hetime./aa

Publikime te ngjashme