Në faqën e Bashkësisë Islame të Prizrenit publikohen fotografi foto e video ‘hot’ të disa vajzave

0 minutes, 36 seconds Read

Në faqen zyrtare të Bashkësisë Islame të Kosovës, dega në Prizren janë postuar fotografi të nxehta të disa vajzave.

Më saktësisht, në “Facebook Story” janë postuar 1 fotografi dhe 2 video +18.

Të mërkurën e 1 marsit, Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se faqja zyrtare e Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, në Facebook dhe Youtube, ka disa ditë që nuk mirëmbahet nga personat përgjegjës të këtij Këshilli.

Kjo pasi sipas BIK-ut, të dyja faqet janë vjedhur nga persona të pandërgjegjshëm.

“Andaj, si rrjedhojë, publikimet e bëra gjatë këtyre ditëve, nuk përbëjnë qëndrimet zyrtare të Këshillit”, thuhet në njoftimin e BIK-ut.

Publikime te ngjashme