“I ka bo rrush e kumbulla”, me shprehje shqip, Dua Lipa shkakton të qeshura pafund tek Jimmy Kimmel

0 minutes, 40 seconds Read

Të qeshura pafund ka krijuar këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa, teksa ka qenë mbrëmë e ftuar në emisionin “Jimmy Kimmel Live”.

Gjithë kjo atmosferë e mirë u krijua pasi që gjatë emisionit, moderator i njohur Jimmy Kimmel kishte zgjedhur disa nga shprehjet më të njohura në gjuhën shqipe të cilat i lexoi në shqip në mënyrën e tij, ndërsa Dua kishte për detyrë të ja përkthente kuptimin e tyre në gjuhën angleze.

“I ka bo rrush e kumbulla”, “E kish një dërrasë mongi”, “Sa për sy e faqe”, “Hyp se t’vrava, zhdryp se t’vrava”, ishin shprehjet që i lexoi moderatori, ndërsa Dua i përkthente në gjuhën angleze, çka edhe shkaktoi shumë të qeshura në studio.

Publikime te ngjashme