Haxhi Krasniqi për Indeksonline: “Të boksoj si baba ishte një ndjenjë ndryshe e cila i dha force”

4 minutes, 16 seconds Read

Kampioni i Botës në boks, Robin Haxhi Krasniqi, javën e kaluar ishte rikthyer në ring, ku mposhti boksierin belg, Timour Kharkohev.

Në një event të organizuar nga ‘HSP – Hazrolli Sport & Performance’’, i cili u mbajt në Audi Dome, München, garuan plot shtatë boksierë shqiptar, ku të gjithë shënuan fitore.

Dueli kryesor i mbrëmjes padyshim që ishte ai mes Haxhi Krasniqit dhe Timour Kharkohev, ku belgu e dorëzoi ndeshjen para kohe pas grushteve të forta të Krasniqit.

Robin Haxhi Krasniqi në një intervistë për IndeksOnline, ka folur për meçin e fundit dhe të ardhme e tij.

Ai tha se kjo ishte ndeshja e tij e parë prej se është bëra baba, dhe të boksoj si baba ishte një ndjenjë ndryshe e cila i dha force edhe më shumë.

‘’Një javë ka shku shumë shpejt se edhe kënaqësia ka qenë e madhe, po e shijojmë çdo moment.

Është kanë ndeshja e pare dhe të them të drejtën kam ndje më shumë edhe ish me godit si babe ish ma më force, kështu që edhe kjo më ka bërë shumë më të forte, shumë më të kënaqur, shumë më të lumtur edhe normal që gëzimi i parë që ndahet është me njerëzit më të ngushtë të jetës, sidomos me gruan, me djalë, me prindër, me motra e vëllezër por si babë është shumë interesant, më ka bë shumë të forte dhe shumë të kënaqur’’, tha Krasniqi.

Ai foli edhe për planet e ardhshme dhe për një ndeshje tjetër me gjermanin, Dominic Boesel.

‘’Shpresoj që këtë vit patjetër, por hala detalisht nuk këna ndonjë plan, por besoj që ky vit ka me qenë një vit i sukseseve.

Ofertën do të ja japim, por nuk besoj që do ta merr këtë ofertë, këna provuar disa herë por janë tërhequr komplet prej kësaj teme, Domenick nuk besoj që do të dal edhe njëherë pranë meje, edhe pse kisha pas shumë qejf, jo që aj njeri ka vlera te unë por besoj që shikuesit kishin pas dëshirë me e pa edhe besoj që dhe shikuesve ja u kisha kënaq zemrën me boksu kundër tij edhe njëherë.’’, shtoi Krasniqi.

Krasniqi foli edhe për pensionimin e tij, ku tha se e ndjen vetën në formë dhe shumë të përgatitur, ku beson se do të jetë në gjendje të boksoj edhe për 4-5 vite.

‘’Për pensionim po me duket vetja shumë i ri, njëherë ka kohe për pensionim e ndiej veten shumë në formë, shumë i përgatitur edhe jam në gjendje edhe për një kohë të gjatë ti mbaj këto përgjegjësi, e shoh qe kamë nevojë se një vit e gjysmë e kam ndje që më ka munguar shumë, aty e gjej veten në ring me atë adrenalinë me ato brohoritje, të them të drejtën e kam pas ne plan që edhe nja dy vite, por e ndjej që për 4-5 vjet do i qëndroj ringut besnik.’’, u shpreh Krasniqi.

Në fund Krasniqi tha se të gjithë sportistët kosovar që kanë ëndrra dhe do të kenë sukses në karrierë do të kenë mbështetjen e tij.

‘’Boksierët kosovar edhe tash e kanë mundësinë e sidomos ata qe depërtojnë me sukses, çdo njeri ka ëndrra por duhet punë, na kur e vërejmë qe me te vërtet kanë sjell punë dhe sukses atëherë do ta kenë edhe mbështetjen prej meje dhe shqiptareve që jena pak ma lart.’’. deklaroi Krasniqi.

Për IndeksOnline ka folur edhe promotori dhe organizatori i ngjarjes në Audi Dome München, Burim Hazrolli.

Ai tha se ndihet i lumtur dhe krenar për organizimin e kësaj ngjarje ku boksuan shtatë boksier shqiptarë, ku të gjithë shënuan fitore,

Hazrolli tha se kjo do ta shtyjë përpara që të organizoj edhe evente më të mëdha dhe se në 2023 do të ketë evente edhe më të fuqishme.

‘’Përvoja ishte shume e mire, shume e veçantë një përvojë ku do te me shtyjë përpara që me bo edhe evente tjera dhe do të kthehem me një event më të fuqishëm.

Mu më ka bërë të ndihem shumë krenar, ku hera e parë qe janë kanë shtatë boksier shqiptar në një mbrëmje dhe të gjithë dolen me fitore, më ka bo me u ndje shumë mirë.

Unë e vlerësoj shumë kur boksierët dhe kampionet tanë te kthehen në vendlindje dhe të mbajnë një konferencë për media për ta respektuar vendlindjen e tyre.

Unë pres shumë prej boksierëve, ku tash do të kenë një pauzë, një pushim dhe së shpejti do të fillojnë me stërvitje dhe në 2023 do të kthehen të gjithë boksierët ku do të jenë edhe boksier të tjerë edhe më të fuqishëm edhe më të mëdhenjtë.’’ Tha Hazrolli për IndeksOnline.

Publikime te ngjashme