Hapet thirrja, qytetarët do të subvencionohen për investimet efiçiente në shtëpi

0 minutes, 42 seconds Read

Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë ka lansuar thirrjen publike për projektin “Zbatimi i masave të efiçiencës së energjisë për shtëpitë individuale të banimit”.

Më anë të këtij projekti qytetarët do të subvencionohen rreth 45 për qind për investimet efiçiente në shtëpitë e tyre.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, tha se ky projekt ka vlerë rreth 10 milionë euro.

Ajo nënvizoi prioritetin që e kanë për efiçiecën e energjisë, derisa tha se dy vjetët e fundit kanë ulur kërkesën për energji për 4 për qind.

Anëtarja e Bordit të Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, Nora Arifi, tha nga ky projekt do të përfitojnë 2000 familje kosovare.

Ky projekt është mbështetur nga Bashkimi Evropian./KP

Publikime te ngjashme