Halimi e LDK-së: Osmanin dhe Kurtin i braktisi aleati kryesor dhe garantuesi i lirisë së Kosovës

0 minutes, 41 seconds Read

Zëdhënsja e LDK-së, Sibel Halimi, ka reaguar pas përjashtimit të Kosovës nga Defender Europe 2023.

Halimi ka thënë se Presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti janë braktisur nga partneri kryesor i Kosovës dhe garantuesi i lirisë sonë.

“Presidentja Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti në nismë të Defender Europe 2023 flisnin me krenari se janë përkrah ShBA-së kurse sot ata u braktisën nga partneri kryesor dhe garantuesi i lirisë sonë, në këtë rreshtim strategjik.

Për Kosovën, Defender Europe 2023 është mbyllur që sot, sipas ambasadorit të shtetit mik Jeffry Hovenier”, ka shkruar ajo.

“Përjashtim nga rreshti i përbashkët, nisin sanksionet ndaj Kosovës. Osmani e Kurti të mbyllur në kryeneçësinë e tyre, heshtin!? Qytetarët janë të ndarë. Kosova nuk e meriton këtë zezonë”, vazhdoi ajo.

Publikime te ngjashme