Halil Geci: Ndarja e Kosovës nisi nga Polari i Brojës, me ndihmën e Edi Ramës dhe Vlora Çitakut

1 minute, 30 seconds Read

Amerika dhe miqtë e saj ndërkombëtarë, si dhe popujt e Ballkanit, e veçmas shqiptarët, duhet ta kuptojnë, se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq dhe çetniket radikal që kanë bërë krime në Kosovë dhe ish Jugosllavi po i mbijetojnë politikës me mbështetjen ruso-Evropiane dhe të kishës ortodokse serbe, duke hartuar plane për shfarosjen e shqiptarëve dhe gllabrimin e tokave.

Kështu thotë veprimtari i LDK-së, Halil Geci për gazetën “Bota sot”, i cili shton se, Millosheviqi, Vuçiqi dhe shumë të tjerë para tyre, kanë mbijetuar në politikë duke gllabruar toka shqiptare, dhe duke bërë gara kush ka vrarë shqiptarë më shumë.

Edhe sot Vuçiqi falë Kosovës, po i fryen zjarrit të luftës, në krah me Rusinë po mbijeton në politikë duke blerë disa nga politikanët e ashtuqujtur çlirimtarë, i llojit të polarit nga Broja, së bashku me rrethin e tij, me ndihmen maksimale të Edi Ramës dhe të Vlora Çitakut që tentuan, dhe ende tentojnë ta zbatojnë projektin e korigjimit te kufijve, apo ma mirë me thënë ndarjen e Mitrovicës së Veriut, të cilën e kishte pregaditur Xhorxh Sorrosi dhe kryetradhtari shqiptar Edi Rama, dhe kishte miratuar polari i Brojës kinse për ta hequr qafe Serbinë!”, shprehet Geci.

Sipas tij, ndarja ishte e programur dhe nënshkruar qysh më parë.

Ajo kishte nisur që nga atehërë kur polari i Brojës ishte rekrutuar nga agjenti francez dhe dhëndri i Serbisë, Arnaud Danjean. Mu këtu ka lindur tradhtia që veriu dhe 4 komunat t’i takojnë Serbisë. Kur kjo marrëveshje kërkohej të zbatohet, spiuni francez me emrin Hashim kërkoi t’i bënte bishtë dhe kaloi në anën e amerikanëve”, thekson ai.

Publikime te ngjashme