Kajtazi: Pas vërshimeve, në Prishtinë kishte lutje për zhdukjen e njerëzve në Drenicë, solidariteti me viktimat serbe është rrenë

1 minute, 14 seconds Read

Gazetari Vehbi Kajtazi ka reaguar pas ndezjes së qirinjve në Prishtinë, si shenjë solidarizimi me viktimat serbe, pas krimit të fundit në Beograd. Pjesë e këtij manifestimi ishin edhe dy ministrat e qeverisë Kurti, Albulena Haxhiu dhe Nenad Rashiq.

Kajtazi ka thënë se shfaqja e dhimbjes dhe solidaritetit, duke ndezur qirinj në Prishtinë është rrenë, sepse jo shumë muaj më parë kur Drenicën e vërshoi shiu, në Prishtinë kishte lutje për zhdukjen e njerëzve atje.

“Keqardhje per jetet e humbura ne Serbi ne keto dy masakra.

Veçanerisht per nxenesit.

Njerez krejtesisht te pafajshem. Jete te keputura pa asnje arsye.

Dhimbje ka dhe po shfaqet edhe ne Kosove, ndonese me shekuj jemi viktime e regjimit dhe popullit serb.

Por shfaqja e dhimbjes dhe solidaritetit duke ndezur qirinje ne Prishtine, eshte e sforcuar. Eshte rren. Sepse jo shume muaj me pare kur Drenicen e vershoi shiu, ne Prishtine kishte lutje per zhdukjen e njerezve atje.

Prandaj, mos rreni!

Popujt tjere ne Ballkan, me se shumti ne, shqiptaret, i kemi mbledhur me shekuj viktimat tona te masakruar prej serbeve.

Regjimi i Vuçiqit vazhdon ende te mos na i kthej te zhdukurit e luftes se fundit.

Serbet kane hedhur dhe ngritur themelet e shtetit te vet mbi gjakun e shqiptareve.

Ata, ne gjen i kane masakrat. Thuajse askush nuk shpreh keqardhje per dhimbjen tone. Tash i jane kthyer vetevetes. Sepse nuk mund te jetojne pa gjak.

Paqe e jete per te gjithe!”, ka shkruar Kajtazi.

Publikime te ngjashme