Gruaja nga Prizreni raportoi se ish-burri i publikoi në rrjetet sociale të saj foto e video që i kishin bërë sa ishin bashkë

0 minutes, 41 seconds Read

Një grua në Prizren ka raportuar se ish bashkëshorti i saj ka postuar në rrjete socialet të saj fotografi dhe video që i kishin bërë sa kanë qenë të martuar.

I dyshuari e ka pranuar, ndërsa me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

“FOTOGRAFIMI DHE INCIZIMET TJERA TE PAAUTORIZUARA & DHUNË NË FAMILJE – Prizren 18.05.2023 – 19:57. Viktima femër kosovare ka raportuar se ish bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar nga rrjeti social i viktimës ka postuar fotografi dhe video incizime të cilat i kishin bërë deri sa kanë qenë duke jetuar bashkë si bashkëshort. I dyshuari është shoqëruar në polici dhe i njëjti në dëshminë e tij ka pranuar se ka kryer veprimet e pretenduara. Me vendim të prokurorit rasti në procedurë të rregullte.”

Publikime te ngjashme