Gruaja nga Gjakova dyshohet se kërceu nga kati i dytë, Policia nis hetimet

0 minutes, 35 seconds Read

Policia e Kosovës ka iniciuar rast “shtytje në vetëvrasje ose ndihmë në vetëvrasje” pasi një grua nga Gjakova dyshohet se të dielën ka kërcyer nga kati i dytë i shtëpisë.

Ajo është ka pësuar lëndime dhe është dërguar në emergjencë nga familjarët, derisa ekipet mjekësore kanë njoftuar se është jashtë rrezikut për jetë.

Design Plus Carousel Ad

Autoritetet policore njoftuan në raportin 24-orësh se në cilësi të provave materiale janë sekuestruar disa dëshmi.

“Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar disa dëshmi. Me vendim të prokurorit i cili ka qenë në vendin e ngjarjes është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Publikime te ngjashme