Goditje e rëndë për futbollin kosovar nga Franca: Nëntë të arrestuar për kurdisje

1 minute, 14 seconds Read

Të paktën katër ndeshje të elitës së futbollit të Kosovës janë manipuluar për qëllime përfituese me bazë në Francë dhe në Kosovë, ka thënë të enjten Juridiksioni i Specializuar Ndërrajonal i Nancyt (Jirs), që merret me luftimin e krimit të organizuar dhe krimeve financiare, shkruan mediumi i njohur francez “lefigaro.fr”.

“Shërbimi Qendror i Garave dhe Lojërave ka hetuar për gati një vit korrupsionin sportiv dhe mashtrimin e organizuar që përfshinë një klub futbolli të elitës së futbollit në Kosovë”, thuhet në komunikatën e gjykatës.

Emri i klubit nuk është bërë i ditur, por “analizat e koeficientëve dhe videove të disa ndeshjeve, e ka bërë të mundshme konfirmimin e manipulimit të rezultatit të disa prej tyre”, thuhet tutje në komunikatë.

Hetimi ka bërë të mundur njohjen e “anëtarëve të një rrethi të gjerë familjar në Francë dhe në Kosovë”, të dyshuar për pjesëmarrje në “manipulimin e rezultateve të disa ndeshjeve për të garantuar fitime të konsiderueshme në bastet në rezultatet e këtyre ndeshjeve, të ditura paraprakisht”.

Nga katër takime, Juridiksioni i Specializuar Ndërrajonal i Nancyt, janë fituar më shumë se 360 mijë euro. Nëntë persona janë arrestuar.

Katër prej tyre prej moshës 24 deri në 50 vjeç, nga Mulhouse dhe Dijoni, janë paditur për akuzat për mashtrim të organizuar dhe lidhje kriminale, ka shkruar mediumi i njohur francez.

Publikime te ngjashme