Manchester Unitedi eliminon Barcelonën

0 minutes, 38 seconds Read

Ka përfunduar në rezultatin 2:1, supersfida e mbrëmjen në UEFA Europa League, mes Manchester United dhe Barcelonës, me “djajtë e kuq” që arritën fitoren magjike në “Old Trafford” falë dyshes braziliane, Fred-Antony.

Djemtë e Erik ten Hag arritën të përmbysnin avantazhin e Barcelonës, pas golit të shënuar nga Robert Lewandowski në minutën e 13’-të, falë një 11-metërshi, vetëm në pjesën e dytë falë dyshes së “sambas” braziliane.

Fillimisht Fred në minutën e 47’-të dhe më pas Antony në minutën e 73’-të realizuan “përmbysjen” e madhe, duke çuar “peshë” stadiumin “Old Trafford”. Tashmë United duhet të mendojë për një finale tjetër, atë ndaj Newcastle, në EFL Cup, pasditen e së dielës.

Publikime te ngjashme