Gjysma e evropianëve janë të shqetësuar se nuk janë në gjendje të paguajnë faturat e tyre

1 minute, 14 seconds Read

Rreth gjysma e atyre që jetojnë në vendet e Bashkimit Evropian (BE) janë të shqetësuar se nuk janë në gjendje të paguajnë faturat e tyre.

Komisioni i BE-së ka publikuar rezultatet e anketës gjithëpërfshirëse “Kushtet e Konsumatorit” mbi zakonet e konsumit të kryer çdo 2 vjet në 27 shtete anëtare, duke përfshir Islandën dhe Norvegjinë.

Pothuajse gjysma e konsumatorëve në vendet evropiane janë të shqetësuar se nuk mund të paguajnë faturat e tyre, sipas të dhënave të sondazhit të kryer në tetor dhe nëntor të vitit të kaluar.

48 për qind e të anketuarve janë të shqetësuar se nuk janë në gjendje të paguajnë faturat e tyre të ndryshme, duke përfshirë kreditë për strehim dhe transportin për në punë.

37 për qind e qytetarëve duhet të përdorin kursimet e tyre për të paguar faturat.

Gjithashtu, pagesat e 10 për qind të përdoruesve të kredisë për banim janë rritur për shkak të ndryshimit të normave të interesit.

Kriza energjetike në Evropë ndikoi negativisht edhe te qytetarët.

Për shkak të rritjes së çmimeve të energjisë, më shumë se gjysma e konsumatorëve kanë ndryshuar zakonet e jetës së tyre.

71 për qind e qytetarëve iu drejtuan kursimit të energjisë në shtëpi. Përveç kësaj, 28 për qind e konsumatorëve kanë ndryshuar opsionet e tyre të transportit në ato më të përshtatshme.

Publikime te ngjashme