Gazetari boshnjak: Serbia ka investuar shumë në Grenellin, me besimin që ai do të bëhet Sekretar i Shtetit

0 minutes, 41 seconds Read

Gazetari boshnjak, Jasmin Mujanovic, ka reaguar pas një interviste që presidenti serb, Aleksander Vucic ka dhënë për televizionin e afërt me republikanët “News Max”. Në këtë intervistë me Vuçiqin ka qenë edhe ish-emisari presidencial i SHBA-së, Richard Grenell.

Mujanovic ka thënë se Serbia ka investuar shumë në Richard Grenellin, në aspektin politik dhe diplomatik, me besimin që Grenell do të jetë Sekretari i ardhshëm i SHBA-së nga radhët e republikanëve.

“Vetëm në rast se nuk është e qartë për votuesit amerikanë: Serbia ka investuar kapital masiv politik/diplomatik (dhe dikush supozon financiar) te Ric Grenell me besimin se ai do të jetë Sekretari i ardhshëm Republikan i Shtetit. Kjo është ajo që në të vërtetë “ndodh” në këtë video”, ka shkruar ai.

Publikime te ngjashme