Fillon tërheqja e Njësisë Speciale nga veriu i Kosovës

0 minutes, 53 seconds Read

Ka filluar tërheqja e Njësisë Speciale nga objektet komunale në veri.

Indeksonline, ka mësuar se trupat e Njesisë Speciale të Policisë së Kosovës kanë filluar të tërhiqen nga objektet komunale në Zveçan dhe Zubin Potok.

Megjithatë burime të Indeksonline bëjnë të ditur se në Leposaviq nuk do të ndodhë një ndryshim i tillë.

Ky hap vjen si pasojë e marrëveshjes së nënshkruar në Bratisllavë të martën, ku pika kryesore parashikon zotime nga Kosova për të filluar tërheqjen e zyrtarëve policorë në masën 25%.

Zëvendësdrejtori i policisë së Kosovës, për rajonin e veriut Veton Elshani ka thënë për Indeksonline se ka filluar të implementohet vendimi i Qeverisë së Kosovës , për tërheqjen e njësisë speciale nga veriu.

“Pas pranimit të vendimit të Qeverisë nga ana e Menaxhmentit të policisë, i njëjti është dërgur në terren për ekzekutim. Vendimi i Qeveris së Kosovës ka filluar të implementohet”, ka thënë Elshani për Indeksonline.

Publikime te ngjashme