Fëmijët e pabesë: Si e vranë babanë me thikë dhe e varrosën në kasolle, në gjykatë tallën me drejtësinë!

0 minutes, 52 seconds Read

Detaje në lidhje me paraqitjen në Gjykatë të tre fëmijëve të Pëllumb Metës, të cilin e vranë dhe më pas e varrosën.

Të tre fëmijët ishin para togave të zeza. Burime për mediat thanë se ata në disa deklarata që bënë ishin disi të qeshur.

Kur janë pyetur se a jeni penduar, kanë qenë disi të qeshur. Kanë qenë të qeshur kur tregonin konfliktet e supozuara mes tyre dhe babait.

Në momentin që kanë deklaruar një konflikt të ndodhur për shkak të një portokalli, të supozuar të këputur nga nëna që më pas ka vijuar me konflikt mes saj dhe babait, ata kanë qenë duke qeshur kur e kanë treguar”, shkruajnë mediat.

Hetimet për vrasjen e Pëllumb Metës kanë marrë një tjetër rrjedhë.

Gjatë seancës së sotme gjyqësore, vajza e Pëllumb Metës, Hygerta Meta, ka deklaruar se ka qenë ajo që ka shkrepur armën që i ka marrë jetës babait të saj 50-vjeçar.

Publikime te ngjashme