FBI: Vritet gjatë arrestimit personi që kërcënoi presidentin Biden

0 minutes, 57 seconds Read

I dyshuari nga shteti federal Utah në SHBA i cili kërcënoi presidentin amerikan, Joe Biden, u vra gjatë përleshjes me armë teksa po përpiqej të kapej nga ekipet e Byrosë Federale të Hetimit (FBI), transmeton Kosova Post.

Në deklaratën me shkrim të FBI-së thuhet se para vizitës së Bidenit, Craig Deleeuw Robertson ka humbur jetën në qytetin e Salt Lake City në Utah, “në konfliktin që shpërtheu gjatë procedurës së arrestimit në shtëpinë e tij”.

Të dhënat e gjykatës tregojnë se ai kërcënoi presidentin Biden, prokurorin e Qarkut të New Yorkut, Alvin Bragg dhe prokuroren e përgjithshme të New Yorkut, Letitia James, të cilët po ndjekin penalisht ish-presidentin e SHBA-së, Donald Trump.

Në dosjen e dorëzuar në Gjykatën e Qarkut të SHBA-së në Utah thuhet se Robertson kishte postuar në Facebook: “Është koha për një ose dy vrasje presidenciale. Së pari Joe, pastaj Kamala!”.

Në dosje theksohet se Robertson ishte 70-75 vjeç dhe mbante një pushkë gjysmë automatike të llojit AR-15.

Biden u informua për këtë incident nga FBI.

Publikime te ngjashme