Escobar thotë se asociacioni duhet të bëhet për ta shkëputur veriun nga Serbia, e jo nga Kosova!

1 minute, 2 seconds Read

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar në takimin e sotëm me gazetarë deklaroi po ashtu se Asociacioni do të bëhet, me ose pa Kurtin

“Asociacioni duhet të bëhet edhe për ta shkëputur veriun nga Serbia. Ne e dimë se si duhet të duket dhe si duhet të mos duket Asociacioni”, tha tutje Escobar.

Ai tutje tha se nuk është koha për vizita jashtë vendit, koha është për të zbatuar marrëveshjet, këtu siç duket Escobar iu referua vizitave që ditëve të fundit kishin jashrë vendit presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.

Escobar para gazetarëve tha po ashttu se marrëdhënia e ShBA-ve me Kosovën nuk është marrëdhënie jonë me kryeministrin.

Ai iu drejtua Kurtit dhe Vuçiqit duke thënë se ata që pengojnë marrëveshjen e pengojnë rrugën evropiane.

“Kurti dhe Vuciq kanë kohë deri të premten, për shkak se te premten unë dhe Lajcak i japim përgjegjësi eprorëve tanë, tha utje Escobar.

Escobat tutje tha se marrëdhenia me kryeministrin Kurti është sfiduese. “Liderët që nuk përmbushin marrëveshjet do të ballafaqohen me konsuekuenca”, tha Escobar.

Publikime te ngjashme