Qeveria miraton Koncept Dokumentin për nëpunësit civilë në Administratën e Gjykatave dhe Prokurorive

0 minutes, 57 seconds Read

Në kuadër të avancimit të reformave në drejtësi, që dalin nga Programi i Qeverisë, përkatësisht në Planin Kombëtar për Zhvillim, për vitin 2023, Ministria e Drejtësisë ka paraparë hartimin e Koncept Dokumentit për nëpunësit civilë në administratën e gjykatave dhe prokurorive.

Zëvendësministri Sallahu, në ekspozenë e tij, tha se “Kjo nismë bën pjesë në pakon e reformës ligjore për fuqizimin e sundimit të ligjit në Kosovë, e cila është reflektuar në Deklaratën e Përbashkët të Zotimeve dhe synohet të jetësohet nga institucionet nënshkruese: Ministria e Drejtësisë, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Këshilli Prokurorial i Kosovës, Gjykata Supreme dhe Kryeprokurori i Shtetit”.

Në bazë të analizës së bërë, Ministria e Drejtësisë në bashkëveprim me institucionet e drejtësisë KGJK dhe KPK, ka arritur në përfundim për të cilin jemi dakorduar se:

Nxjerrja e Projektligjit të veçantë do të ofrojë siguri më të madhe juridike, ndikime pozitive në efektivitetin në punë, shërbime kualitative, profesionale, stabilitet në resurset njerëzore.

Publikime te ngjashme